STUDIO E HAPUR | TRE TË SHTUNA | TRE ARTISTË
STUDIO E HAPUR | TRE TË SHTUNA |
TRE ARTISTË
Ju ftojmë të bëheni pjesë e një serie prej tri takimesh të veçanta, që do të zhvillohen në tri studio artistësh, në tri të shtuna radhazi.
Olson Lamaj, Sead Kazanxhiu dhe Remijon Pronja hapin dyert e studiove të tyre për të gjithë ata që dëshirojnë të njihen më nga afër me hapësirat e tyre të punës, të shohin vepra në proces, të diskutojnë, të shkëmbejnë ide dhe të kalojnë disa momente të këndshme së bashku, duke shijuar një pije mes miqsh.
TAKIMI I PARË | 21 NËNTOR |
ORA 10:00
OLSON LAMAJ
Studio e re – Rruga Endri Keko (ish-Profarma)
TAKIMI I DYTË | 28 NËNTOR |
ORA 10:00
SEAD KAZANXHIU
Studio – Rruga Petrit Gaçe (Kinostudio)
TAKIMI I TRETË | 5 DHJETOR | ORA 14:00
REMIJON PRONJA
Studio – Rruga Gjon Buzuku (zona e Medresesë)
Çdo takim është një mundësi për të vizituar një hapësirë të re, për të njohur nga afër procesin krijues të artistëve dhe për të ndarë biseda e ide në një atmosferë miqësore.
Tri të shtuna, tri studio, tre artistë.
Ju mirëpresim!

Date
- 28/11/2026
Location
- Studio e re - Rruga Endri Keko (ish-Profarma)
Vendndodhje të tjera
Studio - Rruga Gjon Buzuku (zona e Medresesë)
Studio - Rruga Petrit Gaçe (Kinostudio)