“Suita Orkestrale Shqiptare” nga Orkestra Simfonike RTSH
🇦🇱“Suita Orkestrale Shqiptare” e mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell në skenë krijimin origjinal të tre suitave orkestrale me nga pesë kohë secila, ku bashkon trashëgiminë e valleve më të spikatura shqiptare me madhështinë baroke evropiane. Vallet e Tropojës, Kukësit, Matit, Krujës, Tiranës, Korçës, Çamërisë, si edhe ato të arbëreshëve dhe arvanitasve, marrin jetë përmes një rikonceptimi kompozicional që ruan identitetin folklorik dhe e ngre në nivel koncertal simfonik.
Solistë:
Jonela Golemi (pikolo & flaut)
Laura Llozi (violinë)
Çlirim Baruni (klarinetë)
Drejtor artistik & Dirigjent
Armand Broshka
🗓 10 nëntor 2025
⏰️ ora 19:00
📍Salla“Ferdinand Deda”, në RTSH
Ju mirëpresim!