
Takim “Erotika në letërsinë shqipe” me Rita Petron & Arbër Selmanin
Në kuadër të Tetorit të Librit, Shtëpia Botuese Albas, në bashkëpunim me Qendrën e Librit dhe Leximit, organizon një cikël takimesh letrare që do të zhvillohen çdo të premte të muajit tetor në Librarinë “Albas”.
Takimi i parë, më 10 tetor 2025, ora 19:00, zhvillohet me temën “Erotika në letërsinë shqipe”, me të ftuar Rita Petro dhe Arbër Selmani.
Ky cikël synon të hapë hapësira dialogu mbi letërsinë shqipe, kulturën e leximit dhe qasjet bashkëkohore ndaj artit të fjalës.
