
Takim me autoren Elona Basha në Komsi, Mat
📚 Takim me autoren Elona Basha në Komsi, Mat!
Të hënën, më 13 tetor, do të jemi në shkollën “Ali Metra” në Komsi të Matit për një tjetër ndalesë të veçantë të projektit #NarrACTIVEs, të financuar nga IADSA dhe zbatuar nga Bashkia Mat në partneritet me VIS Albania.
✍️ Autorja Elona Basha do të ndajë me të rinjtë librin e saj “Një lule pranvere – Poezi e prozë”, përmes leximeve të zgjedhura dhe një bashkëbisedimi të hapur mbi letërsinë dhe krijimtarinë.
🎉 Aktiviteti do të mbyllet me një atmosferë festive, duke sjellë bashkë energjinë e fjalës së shkruar dhe fuqinë e komunitetit.
🙏 Falenderim i veçantë për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të frytshëm me stafin e Bibliotekës “Pjetër Budi”, Burrel.
