
Takim me autoren Rumena Bužarovska mbi librin e saj, “Burri im” te Europe House Tirana
Më 20 maj, ora 18:30, Kandrra Botime ka kënaqësinë të organizojë një takim me autoren Rumena Bužarovska, mbi librin e saj, “Burri im”, një sukses ndërkombëtar i përkthyer në mbi njëmbëdhjetë gjuhë dhe tashmë i botuar për herë të parë në Shqipëri. Gjatë takimit, të pranishmit do kenë mundësinë të bisedojnë mbi temat e trajtuara te “Burri im” dhe sipas dëshirës, të marrin një autograf nga autorja.
Ftesa është e hapur për të gjithë,
Ju mirëpresim.
