
Takim me Flutura Açkën për librin “Para se të iki”
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Bibliotekën “Musine Kokalari”, në kuadër të muajit të letërsisë organizon një takim mes lexuesve dhe autores Flutura Açka, ku do të diskutohet mbi librin e saj të fundit “Para se të iki”, por edhe mbi krijimtarinë e saj në tërësi.
Takimi do të mbahet në mjediset e Bibliotekës “Musine Kokalari” ditën e nesërme, datë 15 tetor 2025, ora 18:00.
