
Takim me Nea Tandinin “Histori deshtimesh” te “Destil Creative Hub”
Në epokën e kulturës së suksesit, e ekspozimit të domosdoshëm të perfeksionit që shpeshherë na shtyn në shtirje: dështimi është një realitet rreth të cilit – si një sëmundje fatale që edhe emrin shmangim t’ia përmendim – nuk lëvrohet thuajse kurrë.
Po kështu ndodh edhe me të shkuarën, sidomos në fushën e historisë së artit, ku historitë e suksesit e artistëve më të shquar rivlerësohen sot, në mënyrë anakronike përmes prizmit e një shoqërie të etur për të ushqyer mitin e “self-made man”.
Destil ju fton më datë 29 mars, në orën 19:00 në një takim të hapur me historianen e artit Nea Tandini @histoires.art.opera , e cila do të flasë mbi dështimet – rrallë herë të përfolura – të piktorëve më të famshëm botërorë.
Ju mirëpresim!
