
Takim me Stefano Romano #crossroads te libraria Babel
Të premten, 25 prill, ora 10:00, në librarinë Babel, studiuesi dr. Stefano Romano i Qendrës së Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave, do të paraqesë kërkimin e tij, duke reflektuar mbi idenë e kryqëzimit, si një moment ndërgjegjësimi, ripozicionimi fenomenologjik dhe epistemologjik. Ai do të paraqesë disa nga veprat e tij dhe disa nga kërkimet teorike mbi të cilat ka punuar dhe po punon, veçanërisht në lidhje me territorin shqiptar. Jeni të mirëpritur!
