Takim “Medea, mbi mitin, letërsinë dhe politikën” te “Berk Botime” Tiranë

Në diskursin e përditshëm Medea, figura mitologjike së cilës më 431 para K. Euripidi i kushtoi një vepër skenike, përmendet si nëna që vret fëmijët. Mirëpo, a është kështu? Tek figura e Medeas mblidhen shumë dukuri shoqërore: ishte emigrante, grua e tradhëtuar prej bashkëshortit dhe e padrejtësuar, e urryer prej vendit që më herët e pat mikpritur, rishtas e dëbuar, grua pa përkrahje në les të katër rrugëve. Medea e Euripidit, duke dashur të rivendosë nderin, por edhe të japë mesazhin se të drejtat e grave dhe barazia e tyre me burrat nuk mund të shpërfillen pafundësisht, shkakton katër vdekje të kobshme. Ende sot e gjykojmë për to.
Ndonëse u shkrua dhe u luajt në skenë në qytetin ku lindi dhe hodhi shtat demokracia, Medea ishte e papritur dhe e vështirë për t’u pranuar në Athinën e shek. V para K. për shkak se mjedisi përreth përsëri e konsideronte gruan të nënrenditur. Po në shoqëritë e sotshme, kush ka frikë prej Medeas? A do të mundemi ta dëgjojmë zërin e saj që na thërret nga thellësia e kohës?
Ju presim në Berk më 18 mars 2026, ora 19:00.

Date

18/03/2026
Kategorite

Location

Berk Botime

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.