Takim për Ditën Ndërkombëtare të Shkrimtarëve
Leximtari dhe Forumi-26 në Ditën Ndërkombëtare e Shkrimtarëve
Në këtë ditë kushtuar krijuesve të fjalës së shkruar, Libraria Leximtari organizon një takim të veçantë me organizatën më të re në mbrojtje të interesave legjitime të shkrimtarëve, Forumi-26.
🕡 Në orën 18:30, në mjediset e librarisë do të jenë të ftuar drejtuesit e forumit, shkrimtarët Durim Taçi dhe Granit Zela.
Me këtë rast, inaugurojmë edhe një kënd të posaçëm për autorin shqiptar – një hapësirë dedikuar shkrimtarëve tanë, të cilët do të presin lexuesit, do të ndajnë biseda mbi krijimtarinë dhe do të japin autografe.
Kjo nismë synon të forcojë dhe institucionalizojë bashkëpunimin mes autorëve dhe librarive, në një kohë kur dialogu dhe raportet strukturore janë më të nevojshme se kurrë.
______________
📍Libraria Leximtari, Ring Center
📅 3 Mars 2026, ora 18:30
👥 Forumi-26, Durim Taçi, Granit Zela & Libraria Leximtari
🎯 Të forcojmë raportet mes autorëve dhe librarive
Ju mirëpresim të festojmë së bashku fjalën, librin dhe autorin shqiptar. 📖✨
Date
- 03/03/2026
Location
- Librari "Leximtari", Tirana Ring Center, Tiranë