
Takim për “Tirana Gate 2024” te “COD Kryeministri”
NJERIU I SOTËM | “TIRANA GATE 2024”
📌 Në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog, vjen për herë të parë në edicionin e dhjetë të tij Festivalit Letrar Ndërkombëtar për të Rinj “Tirana Gate 2024”, në një mbrëmje letrare kushtuar shkrimtares greke Amanda Michalopoulou, me praninë e përkthyeses Isida Metaj që sjell për lexuesin shqiptar librin “Perse e vrava shoqen time më të mirë”.
🖋️ Autore e tetë romaneve, tri koleksioneve me tregime të shkurta, një shfaqje teatri dhe një novelë. Amanda Michalopoulou është fituese e shumë çmimeve kombëtare në Greqi dhe ndërkombëtare. Tregimet dhe esetë e shkrimtares janë përkthyer në njëzet gjuhë të botës. 📚
“Tirana Gate 2024” synon të promovojë letërsinë cilësore duke krijuar një hapësirë kulturore, ku shkrimtarët e rinj evropianë mund të takohen me njëri-tjetrin.
