
Takim “Përkthimi, kufijtë kohorë dhe gjuha”
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Shoqatën e Përkthyesve Shqiptarë, organizojnë aktivitetin:
“Përkthimi, kufijtë kohorë dhe gjuha”
Takimi do të organizohet tek godina e ish-Ministrisë së Kulturës (Kinostudio), më datë 30 Shtator 2025, ora 11:00, në sallën “Tefta Tashko”.
Në këtë ditë të shënuar të përkthimit do të marrin pjesë profësionistë të përkthimit dhe gjuhëtarë.
Dita Ndërkombëtare e Përkthimit kremtohet gjithmonë si një mundësi për të nderuar punën e profesionistëve të gjuhës, veçanërisht atyre të përkthimit, që luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e dialogut dhe komunikimit të vlerave kutlturore të ndërsjellta, midis kombeve e kulturave.
