Takim “Trauma kolektive dhe ndikimi i saj në shoqërinë shqiptare pas diktaturës” te “Tek Bunkeri” Tiranë

OPEN TALK #1
🧠 Trauma kolektive dhe ndikimi i saj në shoqërinë shqiptare pas diktaturës

Në kuadër të projektit KryeNgritje: Arti si Kujtesë, zhvillohet aktiviteti i parë i një serie Open Talks, me fokus tek trauma kolektive dhe ndikimi i saj i vazhdueshëm në jetën e individëve në shoqërinë shqiptare post-diktaturë.

E ftuar: Doklea Hadergjonaj – Psikologe Klinike

Me mbi 15 vite përvojë në fushën e shëndetit mendor, Doklea është specializuar në vlerësimin dhe trajtimin e çrregullimeve emocionale, mendore dhe të sjelljes. Ajo ka përfunduar studimet në “Albanian University” në Tiranë dhe ka ndjekur trajnime të avancuara në psikoterapi, përfshirë Brain Working Recursive Therapy, CBT, psikoterapi sistemike dhe psikodinamikë. Në punën e saj, ajo është angazhuar gjerësisht me fëmijë, adoleshentë dhe të rritur që përballen me çështje si ankthi, depresioni, PTSD, marrëdhënie ndërpersonale dhe vetëvlerësimi.

💬 Ky diskutim do të trajtojë:
• Pasojat psikologjike të represionit dhe shtypjes
• Si trashëgohet trauma në nivel individual e shoqëror
• Rëndësinë e përballjes me të kaluarën për një të ardhme më të shëndetshme

📅 Data: 18.09.2025
🕖 Ora: 19:00
📍 Adresa: Rruga Frosina Plaku, 21 Dhjetori, Tiranë

Ky diskutim vjen si pjese e projektit:“KryeNgritje: Arti si Kujtesë” mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Date

18/09/2025

Time

19:00

Location

"Tek Bunkeri", Tirana

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.