Takim “Vrima e Kopiles – një arsyetim etnolinguistik i toponimit” te “Berk” Tiranë

Në afërsi të Leskovikut, në fshatin Kuqesh, aty ku vërshojnë ujërat termale, gjendet dhe liqeni sulfuror nëntokësor më i madhi në Europë, i njohur më së shumti nga vendasit. Në të zbritet përmes një shpelle të quajtur Vrima e Kopiles.

Si qëndron shpjegimi i këtij mikrotoponimi mes narrativës vendase dhe paradigmës mistike që shoqëron burimet ujore në përgjithësi, e ato termale në veçanti? Çfarë përfaqëson Kopilja te “Vrima e Kopiles” dhe a lidhet ajo me mistikën femërore të ujrave? Cilat janë nënshtresat gjuhësore dhe antropologjike të kësaj fjale? A ka kjo emërtesë simotra në Shqipëri apo përtej saj?

Ligjërata do të mbahet nga Ledi Shamku Shkreli, moderuar nga Rea Nepravishta. Kjo bisedë vjen pas një ekspedite dy ditore në Leskovik, gjetjet dhe mendimet e së cilës do t’i diskutojmë së bashku në një takim të hapur për të gjithë, në BERK, të martën më 29 korrik, në orën 20:00 – atëherë kur të ketë rënë vapa.

Ju presim në këtë 5 vjetor tonin!

Date

29/07/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

20:00

Location

Berk Botime

Organizer

"Berk Botime" Tiranë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.