Takimi “POST PANAIR: BOTUESIT FLASIN” te COD
“POST PANAIR: BOTUESIT FLASIN” 🎙
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) sjell për herë të parë takimin “Post Panair: Botuesit Flasin”, një hapësirë reflektimi pas Panairit të Librit.
Takimi do të fokusohet tek mbarëvajtja e edicionit të këtij viti, cilët tituj u pritën më mirë dhe çfarë sfidash hasën botuesit, nga organizimi, te kostot, promovimi dhe interesi i publikut.
Në fokus do të jenë edhe procesi i përzgjedhjes së botimeve të reja, roli i editorëve, filtrat profesionalë, si dhe rrugët që mund të çojnë librin shqip drejt skenës ndërkombëtare përmes përkthimeve, agjentëve letrarë dhe rrjeteve kulturore.
🗓 12 dhjetor
🕚 Ora 11:00
📍 Qendra për Hapje dhe Dialog – COD