Teatër për fëmijë “Dhia Kureshtare e Hasit” te Teatri “Metropol”
“Dhia Kureshtare e Hasit” është një shfaqje për fëmijë dhe familje, e mbushur me muzikë, humor dhe atmosferë shqiptare, që rrëfen historinë e një dhie të vogël ndryshe nga të tjeratw cila gjithmonë në kërkim, gjithmonë duke pyetur.
E shtyrë nga kureshtja, ajo lë shtëpinë dhe nis një udhëtim përtej maleve, ku takon personazhe të ndryshëm që i mësojnë vlera si guximi, zgjuarsia, vigjilenca dhe besnikëria. Nga lartësitë e maleve deri te brigjet e detit, çdo ndalesë bëhet një mësim i ri.
Por jo çdo rrugë është e sigurt dhe gjatë aventurës së saj, ajo kupton se kureshtja është e çmuar vetëm kur shoqërohet me mendje të kthjellët.
Një histori e ngrohtë, edukative dhe plot ngjyra, që fton fëmijët të ëndërrojnë, të pyesin dhe të zbulojnë botën me guxim dhe zgjuarsi.
✨ Autorë: Sonila Kapidani dhe Mihal Kaçi
🎭 Regjia: Erina Lazi
🎬 Asistent Regji: Deljana Topulli
👥 Aktorë:
• Klesta Shero
• Joana Omeraj
• Jurgen Dervishi
• Artemis Beluli
• Mariglen Domi
• Erina Lazi
🎨 Kostumografi & Skenografi: Prishila Imeri
💃 Koreograf: Mariglen Domi
💡 Ndriçimi: Taulant Simeon
🎧 Audio: Simeon Flamuraj
🗓️ Çdo të shtunë dhe të diel | Ora 11:00
🎫 Çmimi i biletës 100 lekë