Teatër për fëmijë “Kush i shpiku rregullat?” te Teatri Eksperimental
“Kush i shpiku rregullat?”’
PREMIERË
🗓 19 – 20 Shtator
🕔Ora: 10:30
🗓 25 SHTATOR
🕔Ora: 10:00
Për rezervime në: ☎️0695717746
Orari biletarisë🎫: E martë – E Diel
10:00-13:00 dhe 17:00 -20:00
Regjia : Semela Skënderasi
Skenografia : Beqo Nanaj
Kostumografia : Sofi Kara
Interpretojnë : Mariel Brahimllari, Fabion Hoxhallari , Semela Skënderasi.
Një zë thotë: “Ndal!”
Tjetri thotë: “Vrapo!”
Papritur loja bëhet e çuditshme, qesharake dhe më argëtuese se kurrë!
“Kush i shpiku rregullat?” është një shfaqje interaktive dansi bashkëkohor për fëmijë, plot lëvizje, humor, surpriza dhe imagjinatë. Në një botë ku rregullat ndryshojnë gjatë gjithë kohës, fëmijët provojnë, gabojnë dhe zbulojnë se ndonjëherë idetë më të mira lindin pikërisht kur guxojmë të luajmë ndryshe.
Por çdo lojë fsheh një surprizë dhe pyetja më e rëndësishme mbetet:
Po sikur rregullin tjetër ta shpikësh ti?