Teatër për fëmijë në Elbasan
Premiera më e re e Teatrit Shëtitës për Fëmijë, 🎭”ÇAPAÇULI NË BOTËN E LODRAVE”🎭 nis rrugëtimin në ELBASAN.
Në datat 1️⃣4️⃣ – 1️⃣5️⃣ Nëntor
Ora 1️⃣1️⃣: 0️⃣0️⃣
📍Teatri “Skampa”
📲 Rezervoni biletën tuaj 0698540085
FËMIJË, SILLNI PRINDRIT NË TEATËR!
Çapaçuli është një personazh gazmor, kureshtar dhe paksa i rrëmujshëm, i cili një ditë, krejt papritur, gjendet në një botë të çuditshme dhe magjike: Botën e Lodrave. Aty zbulon se lodrat nuk janë thjesht objekte pa jetë, por personazhe që flasin, këndojnë, kërcejnë, grinden dhe ëndërrojnë njësoj si njerëzit.
Në këtë univers fantastik, Çapaçuli takon dy personazhe të veçanta, të cilat e përfshijnë në aventura të papritura dhe situata plot humor. Secila prej tyre përfaqëson një karakter dhe një botë të ndryshme: lojën, fantazinë dhe dëshirën për të qenë gjithmonë i veçantë.