
Teatri “Babai” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë
“BABAI”
Një produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
🗓️ Premierë më: 9 Tetor / Ora 20:00
🗓️ Si dhe më datat: 10, 11, 12 / 20:00
16-19 tetor / Ora 20:00
23-26 tetor / Ora 20:00
📍 arTurbina, Salla 150, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Per rezervime në: ☎️ 0695717746
Orari biletarisë: 🎫 E marte – E Diel
10:00-13:00 dhe 17:00 -20:00
Autor: Florian Zeller
Përkthimi: Adriana Tolka
Regjia: Erson Zymberi
Me aktorët:
Viktor Zhusti, Egla Ceno, Pjerin Vlashi, Linda Jarani, Adriana Tolka.
Muzika: Endri Sina
Skenograf: Bekim Korça
Kostumografe: Sofi Kara
Koreograf: Mariel Brahimllari
As/regjisor: Klajdi Malellari
“Babai” i Florian Zeller-it është një dramë tronditëse mbi fragmentimin e kujtesës dhe humbjen e orientimit. André, një burrë në moshë, përballet me rrëshqitjen graduale të realitetit, ndërsa vajza e tij, Ana, përpiqet ta mbajë të lidhur me botën. Kjo tragjikomedi intime na vendos përballë një përvoje universale: plakjes, demencës, lidhjes së brishtë mes babait dhe bijës, dashurisë dhe humbjes që e shoqëron.
Kjo nuk është vetëm histori mbi demencën, por një dramë njerëzore mbi kujtesën, jetën dhe kujdesin, mbi dinjitetin që lufton të mbijetojë, dhe mbi dashurinë që mbetet si dritë e fundit edhe në errësirën e harresës.
