Teatri “Djali” në Pukë

“ Djali “

Ju mirëpresim në datën 8 Nëntor në orën 18:00 në pallatin e kulturës “Ndue Shyti” Pukë.
ℹ️ Hyrja Falas

Një dramë e fuqishme mbi prindërimin, fajin dhe brishtësinë emocionale. “Djali” ndjek historinë e Nicholas, një adoleshent që po përballet me një krizë të thellë shpirtërore, pas divorcit të prindërve. Midis dy familjeve, dy shtëpive dhe dy realiteteve, ai humbet rrugën. Babai i tij, i bindur se mund ta shpëtojë, përpiqet të rikthejë kontrollin dhe lidhjen, por e kupton se dashuria nuk mjafton gjithmonë për të parandaluar tjetërsimin dhe dhembjen.
Një tekst që të çon drejt pyetjeve më themelore të prindërimit dhe përgjegjësisë: Sa mund të bëjmë për ata që duam? Sa mund ta njohim, realisht, botën e tyre të brendshme?
“Djali” është një thirrje e fortë për të parë dhe dëgjuar më thellë.
Ky produksion sjell në skenë dhe energjinë e brezit të ri të artistëve të formuar në universitetin e arteve në Tirane, një institucion që vazhdon te edukojë dhe të kontribuoje në zhvillimin e artit Shqiptar.

Regjia : Suela Prendi

Date

08 - 15/11/2025

Time

18:00

Location

Pallati i Kulturës “Ndue Shyti” Pukë

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.