Teatri “Every brillian thing” te “Tulla Culture” Tiranë
Every Brilliant Thing
Tulla ka kënaqësinë të nisë këtë sezon të ri të programit kulturor me shfaqjen “Every Brilliant Thing” [Gjitha gjërat e mrekullueshme] nga Duncan Macmillan dhe Jonny Donahoe, me regji të Fatos Berishës dhe interpretuar nga Armond Morina.
Një udhëtim prekës dhe plot humor përmes momenteve më të errëta të jetës, rrëfyer përmes një liste të gjatë të një fëmije me arsye për të vazhduar përpara.
“Gjitha gjërat e mrekullueshme” na kujton se edhe në errësirë, gjithmonë ka gjëra për të cilat ia vlen të jetosh.
Ejani dhe zbuloni një histori që do t’ju bëjë të qeshni, të ndieni, të kujtoni, dhe ndoshta t’i shihni ndryshe gjërat e vogla të jetës.
“Gjitha gjërat e mrekullueshme”, shfaqja interaktive që ju fton të sillni me vete kujtimet, emocionet dhe arsyet për të vazhduar përpara.
Vendi: Tulla – Culture Center
Premiera: 8 Tetor 2026
Repriza: 9 dhe 10 Tetor 2026
Ora: 20:00
Hyrja me rezervim.
Autorë: Duncan Macmillan dhe Jonny Donahoe
Luan: Armond Morina
Regjia: Fatos Berisha
Producente: Klejda Kika
Konsulente për skenografi: Matilda Pando
Dizajni, ndriçimi dhe zëri: Alban Nimani
Mbështetur nga Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit.