Teatri “Grua për shpi” në Elbasan
Turi i shfaqjes teatrore “GRUA PËR SHPI” vazhdon në Shqipëri! Këtë herë ndalojmë në ELBASAN!
Një shfaqje që na fton të reflektojmë mbi rolin e gruas në shoqëri, stereotipet gjinore, pabarazitë dhe dhunën me bazë gjinore.
Përmes artit dhe humorit satirik, “Grua për Shpi” sjell në skenë realitete që shpesh mbeten të pathëna, duke na ftuar të sfidojmë paragjykimet dhe të nxisim dialogun për një shoqëri më të barabartë dhe pa dhunë.
📅 5 Nëntor 2026
🕡 Ora 18:30
📍 Teatri “Skampa”, Elbasan
🎟️ HYRJA FALAS!
🎭 “Grua për Shpi”
✍️ Franca Rame
🎬 Regjia: Endri Çela
🎭 Interpreton: Ina Gjonçi
Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj përvoje artistike dhe ndërgjegjësuese, sepse ndryshimi fillon kur zgjedhim të mos heshtim!
Ky aktivitet organizohet nga UNFPA në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave “Zëri i të Rinjve” dhe Teatrin “Skampa”, në kuadër të projektit “Reduktojmë dhunën me bazë gjinore dhe praktikat e dëmshme përmes Qeverisjes së Përgjegjshme Gjinore”, financuar nga Qeveria e Italisë dhe zbatuar nga UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare.