Teatri “Grua për shpi” në Korçë
RIKTHEHEMI NË KORÇË, ATY KU E NISËM! ❤️**
Turi i shfaqjes teatrore **“GRUA PËR SHPI”** vazhdon në Shqipëri dhe këtë herë rikthehemi aty ku gjithçka filloi!
Më nëntor 2025, Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë mirëpriti premierën e kësaj shfaqjeje. Sot, pothuajse një vit më vonë, rikthehemi në të njëjtën skenë për të sjellë sërish historitë, emocionet dhe mesazhet e saj të rëndësishme.
Përmes humorit, ironisë dhe satirës, “Grua për Shpi” na fton të reflektojmë mbi stereotipet gjinore, pabarazitë, rolin e gruas në shoqëri dhe dhunën me bazë gjinore.
📅 **13 Nëntor 2026**
🕕 **Ora 18:00**
📍 **Teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë**
🎟️ **HYRJA FALAS!**
🎭 **“GRUA PËR SHPI”**
✍️ Autorja: Franca Rame
🎬 Regjia: Endri Çela
🎭 Interpreton: Ina Gjonçi
Ju mirëpresim të gjithëve! Ejani të ndajmë së bashku një mbrëmje teatrore që na bën të qeshim, të mendojmë dhe të reflektojmë.
Sepse arti nuk është vetëm për t’u parë, por edhe për të nxitur ndryshimin!
—
Shfaqja organizohet nga UNFPA në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave “Zëri i të Rinjve” (YVNO), në kuadër të projektit “Reduktojmë dhunën me bazë gjinore dhe praktikat e dëmshme përmes Qeverisjes së Përgjegjshme Gjinore”, financuar nga Qeveria e Italisë dhe zbatuar nga UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare.