Teatri “Gruaja e burrit tim” në Kamëz

Komedia 🎭”GRUAJA E BURRIT TIM”🎭 në KAMËZ. Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit artëdashës së Bashkisë Kamëz, Z.Rakip Suli

Në datën 👉 2️⃣1️⃣ Tetor

Ora 1️⃣7️⃣ : 0️⃣0️⃣

📍Pallati i Kulturës Kamëz

Në fillim të shfaqjes “Gruaja e burrit tim”, dy gra, secila pa dijeninë e tjetrës, telefonojnë rajonet përkatëse të policisë lokale për të raportuar zhdukjen e burrit të tyre. Në fakt, ai është shtruar në spital pas një sulmi që pësoi teksa mbronte një zonjë të moshuar nga dy banditë. Në konfuzion, taksisti i ka dhënë pa dashje policisë të dyja adresat ku ai jeton dhe pak më pas një zyrtar i rendit e shoqëron përsëri në shtëpinë ku jeton me gruan e tij Meri, ku shfaqet me një fashë të dukshme në kokë. Nga ai moment fillon loja e keqkuptimeve dhe seria e gënjeshtrave që taksisti sajon për të mbrojtur sekretin e bigamisë së tij.”Gruaja e burrit tim” është diçka tjetër. Falë aktorëve të mrekullueshëm të zgjedhur me kujdes, shfaqja ruan qeshjet e shkaktuara nga tensionet dhe ndërlikimet e situatave duke i transformuar ato me ironi të lezetshme dhe delikate, falë vëmëndjes së jashtëzakonshme ndaj detajeve.

Date

21/10/2025

Time

17:00

Location

Pallati i Kulturës "Artan Cuku" Kamëz

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.