
Teatri i Kukullave “TEATRI I FANTAZISË” te Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
🌟“TEATRI I FANTAZISË”🌟
❗️Premiera më e re për fëmijë ju pret duke filluar nga datat 👉 1️⃣1️⃣ dhe 1️⃣2️⃣ Mars ⏰️1️⃣0️⃣:3️⃣0️⃣.
🎫REZERVONI në 📞069 57 177 46 ose në inbox.
Teksti & Regjia:Endri ÇELA
Interpretojnë : Mateo Dervishaj, Adriana Tolka, Anxhelo Shkreli, Xhoana Karaj, Flori Hoxha.
🎭➡️ Katër aktorë dhe një muzikant komunikojnë drejtpërdrejtë me publikun duke u treguar se çfarë është teatri dhe si ta përdorin fantazinë dhe imagjinatën për të krijuar një shfaqje.
Po ku ka më mirë sesa ta bëjmë një shfaqje ku të fantazojmë dhe të ecim mbi imagjinatën tonë!
Aktorët kanë zgjedhur përrallën e Pinokut dhe e rrëfejnë në mënyrën e tyre. Përshtasin tekstin e personazhet dhe i mishërojnë siç i mendojnë ata, përdorin objektet dhe kostumet që iu gjenden në skenë dhe krijojnë atmosfera gati magjike skenë pas skene.
Duke qenë e bazuar tek një përrallë klasike, më të vegjlit e kanë të lehtë të ndjekin ngjarjen, mësojnë si krijohet dhe si përdoret imagjinata e fantazia.
