Teatri “Kaini dhe Abeli – Të bijtë e Adamit” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë

KAINI dhe ABELI – Të bijtë e Adamit ‼️Premierë ‼️

🗓19-20-21-22 Mars

🕔Ora: 20:00

Për rezervime në: ☎️0695717746

Orari i biletarisë🎫: E marte – E Diel

🕔10:00-13:00 dhe 17:00 -20:00

Regjisor: Rafael Hoxhaj

Dramaturg: Bujar Hoxhaj

Skenograf: Beqo Nanaj

Kostumografe: Sofi Kara

Kompozitor: Serxhio Beqo

Mjeshtër Ndriçimi: Orlando Bolognesi

Maskat: Reina Ndreu

Interpretojnë:

Silvio Goskova Jurgen Marku Bujar Hoxhaj Anxhela Bregasi Fabjan Blloku Elisa Jakimi Ariton Pollozhani Reina Ndreu Maria Brokshi

KAINI dhe ABELI – Të bijtë e Adamit

Çfarë ndodh kur vëllavrasësi i parë në histori rikthehet në Tokë për t’u gjykuar?

I sjellë nga Ferri për të dhënë llogari për krimin që ndryshoi fatin e njerëzimit, Kaini rrëfen historinë e një familjeje ku ndjenja e refuzimit dhe xhelozia ndaj vëllait të tij, Abelit, u shndërruan në aktin e parë të vrasjes.

Por ndërsa përpiqet të mbrojë veten, ai ngre një akuzë të rëndë ndaj njerëzimit: jo vetëm që e trashëgoi krimin, por edhe e përsosi atë.

Megjithatë, mbi të gjitha qëndron gjyqi më i pamëshirshëm, ai i ndërgjegjes, ku hija e Abelit dhe kujtimi i vrasjes e ndjekin pa pushim.

E frymëzuar nga universet e Andrea Camilleri dhe José Saramago, kjo shfaqje është një hetim teatral mbi origjinën e dhunës njerëzore dhe mbi momentin kur njeriu bëhet armik i njeriut.

A do të ekzistonte vrasja, nëse Kaini nuk do ta kishte vrarë Abelin?

Date

19/03/2026
Kategorite

Location

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Organizer

Teatri Kombëtar Eksperimental "K.Spahivogli" Tiranë
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.