Teatri “Kërdia” në Gjirokastër
Premierë 🎭
“KËRDI”
YASMINA REZA
Regjia: Shkëlzen Berisha
Data: 16 , 17, 18, 19 Prill
Ora: 19:00
Ku: Teatri “Zihni Sako” Gjirokastër
Sa kushton një status social, nëse brenda njeriut ende ulërin egërsia?
Komedia “Kërdi” vjen si një pasqyrë komike e jetëve “të ujdisura”, ku kostumi i shtrenjtë nuk e fsheh dot sjelljen kafshërore. Një komedi e zezë që na kujton se sa afër xhunglës jemi, edhe kur rrimë në sallone moderne.
Nën regjinë e regjisorit Shkëlzen Berisha, kjo shfaqje (bazuar mbi veprën “I Zoti i Masakrës”) zhvesh petkun e qytetërimit për të nxjerrë në pah instinktet që fshihen pas buzëqeshjeve të mirësjellshme dhe diplomatike.
Regjia: Shkëlzen Berisha
As/regjisor: Gesion Selfo
Në role:
Aleksandër Kondi
Asiana Koka
Denisa Demaj
Erion Hinaj
Edon Gozhita
Kostumografia: Teuta Shaniqi
Koreografja: Rosela Pelliciotti
Ejani në teatër të shihni se si “njerëzit e mirë” bëjnë kërdi mbi veten dhe njëri-tjetrin!