Teatri “Mendje të bukura, shpirtra të lirë” te “Muzeu Historik Kombëtar

Shfaqja teatrale ” Mendje të bukura , shpirtra të lirë ” do vihet sërisht në skenë nga nxënësit artistë të gjimnazeve ” A.Z.Çajupi” dhe * Q.Stafa ” me skenar të Rovena Rrozhani ,regji të Suela Bako , në datën 27 shkurt , ora 14.00 në sallën e UNESKO të Muzeut Kombëtar dhe me mbështetje të AIDSSH-së.

Mesnata e 26 shkurtit 1951 do shënonte në Kujtesën tonë historike aktin makabër të diktaturës : Pushkatimi i 22 intelektualëve , martirë , 21 burra dhe një grua shkencëtare , Sabiha Kasimati , me të ashtuquajturën akuzë për bombë në Ambasadën sovjetike .

Jeni të ftuar familjarë të martirëve ,gjimnazistë , mësues , prindër , studentë, miq, mikesha, qytatarë artdashës, aktivistë të ndiqni këtë shfaqje ku përkujtohen 22 martirët- Nderi i Kombit , nëpërmjet personazhes , Sabiha Kasimati interpretuar nga nxënësja Ana Kotelli , që sëbashku me nxënësit e talentuar Anxhela Bregasi , Kaltrin Zalla,Fabian Bllofu , Erda Belaj dhe Enes Ajazi do ju përcjellin emocione , frymëzim , mirënjohje .

Hyrja është e lirë

Date

27/02/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

14:00

Location

Muzeu Historik Kombëtar
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart