
Teatri për fëmijë “Djali miliarder” te “Teatri i Kukullave” Tiranë
✨ Zonjusha dhe Zotërusha!
Këtë fundjavë ju ftojmë në një shfaqje plot humor, fantazi dhe emocione mbi miqësinë dhe vlerat e jetës! 🎭
📖 “Djali miliarder”, historia e djaloshit që ka gjithçka… përveç shokëve.
Xho ka 1 miliard sterlina, por nuk ka asnjë shok të vërtetë. Ai bind babain që ta dërgojë në një shkollë publike ku askush nuk e njeh, duke mbajtur sekret faktin që është i pasur. Aty ai takon Bobin, një shok i ri, ndryshe nga të tjerët. Këtu fillojnë aventurat e tyre të jashtëzakonshme… Por, a do të mundet Xho ta mbajë sekretin deri në fund? 🤔 A do të gjejë më në fund një shok të vërtetë? Dhe a janë vërtet paratë gjëja më e rëndësishme?
Një shfaqje që do t’i argëtojë, emocionojë dhe frymëzojë fëmijët, duke i bërë të reflektojnë për rëndësinë e miqësisë dhe dashurisë së pastër. 🌟
Teksti & Regjia: Ina Morinaj
Kukullat & Skenografia: Lorna Çekixhi
Produksioni muzikor: Jeris Kaso, Sergio HD
Narracioni: Jorke Broka
Me aktorët:
Aleksandër Grami
Ilia Kaçi
Ermonela Alikaj
Madi Selimi
Fonia & ndriçimi: Julian Llukani
Teknik skene: Gildian Dashi
Piktor ekzekutues: Renato Aliçkolli
Punëtor skene: Bernard Rakipi
👧 Mosha e sugjeruar: 5+
🗓 Datat: 4, 5 tetor
⏰ Orari: 10:30, 11:30
📍 Vendndodhja: Teatri i Kukullave
🎟 Biletat mund t’i siguroni pranë recepsionit të teatrit:
🗓 E mërkurë & e enjte: 09:00 – 13:00
🕔 E premte: 15:00 – 19:00
📆 Ditët e shfaqjes: 09:00 – 10:00
🔴 Vëmendje!
Dyert e teatrit mbyllen 10 minuta para fillimit të shfaqjes. Dyert do të mbyllen edhe nëse keni siguruar biletë, ndaj nxitoni, që vogëlushët tuaj të mos e humbasin këtë aventurë magjike!
