Teatri për fëmijë “Gruffalo” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë

“Gruffalo”
Premierë më datë 20 dhjetor, ora: 10:30.

Regjia dhe Koreografia: Mariel Brahimllari
Interpretojnë:
Semela Skenderasi
Edison Lleshi
Fabjon Hoxhallari
Mariel Brahimllari

Kostumografia: Sofi Kara
Skenografia: Beqo Nanaj
Video Projeksion: Ilir Kaso

Mbështetur nga @mtks.gov.al
#edukimipërmeskulturës

Një mi i vogël niset në një udhëtim nëpër pyll. Ai është i vetëm, i pambrojtur, por plot vetëbesim dhe zgjuarsi. Në rrugëtimin e tij, përballet me një dhelpër dinake dhe një buf të uritur – të cilët përpiqen ta ftojnë për “drekë”, me qëllim ta hanë. Por miu nuk trembet. Me një imagjinatë të mprehtë, ai shpik një krijesë të frikshme të quajtur Gruffalo, që thuhet se ka dhëmbë të mprehtë, kthetra të tmerrshme dhe një shije të veçantë për dhelpra, dhe bufë.
Duke u shtirur sikur është mik me këtë krijesë të rrezikshme, miu i tremb një nga një kafshët grabitqare dhe vazhdon i sigurt udhën e tij. Por, papritur, ai përballet me një surprizë: Gruffaloja ekziston vërtet! Ai është po aq i frikshëm sa në përshkrimet e miut – dhe ka uri. Kësaj radhe, vetë miu është në rrezik. Megjithatë, edhe përballë kësaj sfide, ai ruan qetësinë dhe shpik një plan tjetër të zgjuar. Duke udhëtuar me Gruffalon nëpër pyll dhe duke u ndeshur sërish me kafshët e tjera, të cilat tremben kur e shohin miun në shoqërinë e një përbindëshi të tmerrshëm, miu arrin të bindë Gruffalon se ai vetë është krijesa më e frikshme në pyll. I frikësuar, Gruffaloja ikën, dhe miu fiton përsëri.

Date

20/12/2025
Kategorite

Location

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.