Teatri për fëmijë “Kalorësi Hero” nga Paolo Comentale

✨ Zonjusha dhe Zotërusha!
Këtë fundjavë ju ftojmë të udhëtoni në një botë plot aventura, dashuri dhe magji! ⚔️🐉✨

📖 “Kalorësi Hero”, një shfaqje që sjell në skenë historinë e kalorësit Guido, princit të guximshëm nga Andaluzia 🤴, i cili bie në dashuri me bukuroshen Arsinda 👸.
Por zemra e Arsindës i përket atij që lufton për dashurinë, jo për fronin! 💍
Në këtë udhëtim plot pengesa, magjistarja Melisa 💫 dhe Dragoi Magjik 🐲 do të ndihmojnë Guidon të fitojë kundër Sordilianos, armikut të pamëshirshëm.

A do të triumfojë dashuria mbi fuqinë? ❤️
A do të fitojë kalorësi Guido zemrën e Arsindës?

Zbulojeni këtë fundjavë në Teatrin e Kukullave, në një shfaqje që bashkon humorin, fantazinë dhe mesazhet e vyera për të vegjlit! 🌟

🎬 Regjia & Skenari: Paolo Comentale
🎨 Kukullat & Skenografia: Lucrezia Tritone
🎶 Formulimi Muzikor: Walter Bagnato
🖌 Grafikat: Ambra Tagani
🎭 Drejtor Artistik: Shegushe Bebeti – “Mjeshtër i Madh”

👩‍🎤 Me aktorët:
Erdit Asllanaj, Jorida Meta, Florian Kokona, Albana Koçaj, Elidon Alika, Madi Selimi

🎚 Fonia & Ndriçimi: Julian Llukani
🎨 Piktor Ekzekutues: Renato Aliçkolli
🔧 Teknik: Gildian Dashi
🔨 Punëtor Skene: Bernard Rakipi

👧 Mosha e sugjeruar: 5+

🗓 Datat: 25 & 26 Tetor
⏰ Orari i shfaqjeve: 10:30 dhe 11:30
📍 Vendndodhja: Teatri i Kukullave

🎟 Biletat mund t’i siguroni pranë recepsionit të teatrit:
🗓 E mërkurë & e enjte: 09:00 – 13:00
🕔 E premte: 15:00 – 19:00
📆 Ditët e shfaqjes: 09:00 – 10:00

🔴 Vëmendje!
Dyert e teatrit mbyllen 10 minuta para fillimit të shfaqjes. Ju ftojmë të vini në kohë që vogëlushët tuaj të mos humbasin këtë histori mahnitëse ku dashuria dhe guximi triumfojnë mbi gjithçka! ❤️✨

Date

25/10/2025

Time

10:30 - 11:30

Location

"Teatri i Kukullave" Tiranë

Kategorite

Organizer

"Teatri i Kukullave", Tiranë
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.