Teatri për fëmijë “Krishtlindjet e humbura” te Teatri “Metropol” Tiranë

🎄Krishtlindjet e Humbura🎄

Autor & Regji: Klesta Shero

Interpretojnë:
Ketjona Pecnikaj
Joana Omeraj
Deljana Topulli
Megi Bregasi
Amri Hasanlliu

Konsulente muzike: Ketjona Pecnikaj
Orkestrim: Amri Hasanlliu
Skenografia & Kostume: Prishila Imeri

Krishtlindjet e Humbura është një shfaqje interaktive për fëmijë që ndjek aventurën magjike✨ të Anës dhe Kristës, dy vajzave që zbulojnë se atmosfera e Krishtlindjes në qytetin e tyre është zhdukur papritur. Dritat janë fikur, këngët kanë heshtur dhe gëzimi është tretur sikur kurrë s’ka ekzistuar…

Një natë dimri,🧣 ato dëgjojnë një zë misterioz që u zbulon se festën mund ta rikthejnë vetëm duke gjetur tre elemente: dashurinë, mirësinë dhe besimin.
Kështu nis udhëtimi i tyre mes pyjeve të humbura, personazheve të çuditshëm dhe takimeve plot dritë, ku çdo hap u mëson se magjia fshihet në zemrat e njerëzve.❤️
Shfaqja ndërthur dialogun, muzikën dhe ndërveprimin me publikun, duke ftuar fëmijët të bëhen pjesë e aventurës.
E si përfundon gjithçka❓
Këtë, Ana dhe Krista e zbulojnë vetëm në momentin e fundit… kur misteri i Krishtlindjeve zgjidhet me ndihmën e dikujt që askush s’e pret. 🎄✨

🗓️ 13-14 & 20-21 Dhjetor ✨

⏰ Ora 11:00

🎫 Çmimi i biletës 100 lekë

Biletat tërhiqen pranë biletarisë së teatrit Metropol, nuk mbahen rezervime‼️

Ju mirëpresim✨

Date

13/12/2025

Time

11:00

Location

Teatri i Metropolit

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.