Teatri për fëmijë “Një letër për stinët” te Teatri “Metropol” Tiranë

“Një letër për stinët” është një shfaqje për fëmijë plot ngjyra, emocione dhe mësime të bukura! Pranvera, Vera, Vjeshta dhe Dimri, të katër bashkë, nisin një aventurë për të gjetur Nënën Koha që është zhdukur… por çfarë ndodh kur koha mungon? A mund të funksionojë natyra pa të?

Gjatë rrugëtimit, ata mësojnë fuqinë e bashkëpunimit dhe kuptojnë se Koha nuk humbet kurrë — ajo është një dhuratë që natyra na jep për të rritur, për të mësuar dhe për të çelur jetë në çdo stinë.

Në fund, Stinët rikthehen më të bashkuara se kurrë, gati për të ndihmuar natyrën të lulëzojë, duke dhuruar çdonjëra shkëlqimin e saj unik.

Kjo shfaqje është një eksplozion kreativiteti me këngë, kërcim, interpretime plot jetë dhe kukulla që i japin magji çdo momenti. Një eksperiencë interaktive që fëmijët nuk do ta harrojnë lehtë!

🎭 Autor dhe regji: Klesta Shero
👥 Aktorë: Sara Koçi, Luisa Dinellari, Silva Brahimataj, Mario Bali
📚 Konsulente edukative: Sonila Kapidani
🎶 Konsulente muzike: Ketjona Pecnikaj
🎬 As/regjisore: Klea Konomi
💃🏿Koreografia: Silva Brahimataj
👗 Kostumografia: Frenci Gjerasi
🎨 Skenografia: Ibrahim Burgu

📍 Teatri Metropol
📅 Çdo të shtunë dhe të diel
⏰ Ora 11:00
🎟 Biletaria: +355 67 227 0668

Ju mirëpresim! 🌟

Date

10/05/2025

Time

11:00

Location

Teatri i Metropolit
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart