
Teatri për fëmijë “Vitaminat e jetës” te “Teatri i Kukullave” Tiranë
✨ Zonjusha dhe Zotërusha!
Këtë fundjavë, në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit, 🥗🌍 ju ftojmë në një shfaqje plot ngjyra, energji dhe ritëm që do të kënaqë të vegjlit dhe do t’u mësojë vlera të rëndësishme për jetën e shëndetshme! 🥦🍎🎭
📖 “Vitaminat e Jetës”, një udhëtim argëtues ku fëmijët do të zbulojnë se sa e rëndësishme është ushqyerja e mirë dhe kujdesi për trupin tonë.
Përmes muzikës, humorit dhe personazheve plot jetë, fëmijët do të mësojnë në mënyrën më të bukur se çdo vitaminë ka rolin e saj çudibërës për t’i mbajtur të fortë, të lumtur dhe plot energji! ✨
👧 Mosha e sugjeruar: 5+
👩🎤 Me aktorët:
Aleksandër Grami, Jorida Meta, Elidon Alika, Florian Kokona, Albana Koçaj
🎬 Regjia & Teksti: Endri Çela, Nelson Mulla
👗 Kostumografia: Sofi Kara
🎨 Skenografia: Beqo Nanaj
💃 Koreografia: Enton Çefa
🎚 Fonia & Ndriçimi: Julian Llukani
🔧 Teknik Skene: Gildian Dashi
🎨 Piktor Ekzekutues: Renato Aliçkolli
🗓 Datat: 18 & 19 tetor
⏰ Orari i shfaqjeve: 10:30 dhe 11:30
📍 Vendndodhja: Teatri i Kukullave
🎟 Biletat mund t’i siguroni pranë recepsionit të teatrit:
🗓 E mërkurë & e enjte: 09:00 – 13:00
🕔 E premte: 15:00 – 19:00
📆 Ditët e shfaqjes: 09:00 – 10:00
🔴 Vëmendje!
Dyert e teatrit mbyllen 10 minuta para fillimit të shfaqjes. Ju ftojmë të vini në kohë që vogëlushët tuaj të mos humbasin këtë aventurë plot shije, këngë e ngjyra! 🥕🍊✨
