
Teatri “Porta e fjalës” te Shkolla “Jan Kukuzeli” Durrës
Shfaqja ‘Porta e Fjalës’ do të zhvillohet në datën 17.05.2024 në Liceun ‘Jan Kukuzeli’, Durrës.
Shfaqja me regji të Ema Andrea tregon për gjyqin publik që i zhvillohet viktimave të dhunës, duke na bërë kështu të gjithëve pjesë të procesit. Dialogu që synohet të hapet nga kjo shfaqje është dialog i nevojshëm për shoqërinë tonë, ndaj ju ftojmë të gjithëve të jeni pjesë.
