Teatri “Sonte do darkojmë në shtrat” në Vlorë
NGARJE E SHUMËPRITUR ME NJË KOMEDI TË ÇMËNDUR, NË TEATRIN “PETRO MARKO” TË VLORËS.
Komedia 🎭” SONTE DO DARKOJMË NË SHTRAT”🎭 me mbështetjen e Kryetares artëdashëse të Bashkisë së Vlorës, Zonjës Brunilda Mersini
👉 NË DATAT 2️⃣7️⃣ – 2️⃣8️⃣ MARS
⏰️ 1️⃣9️⃣ : 0️⃣0️⃣
📍TEATRI “PETRO MARKO”
📞 0692065340 / 0694820625
Në Teatrin “Petro Marko”, Vlorë Bernard ka planifikuar një fundjavë perfekte në vilën e tij në fshat: gruaja e tij Jacqueline do të jetë larg, ndërsa ai pret të kalojë kohë me të dashurën e tij Suzanne. Për ta bërë gjithçka sa më “perfekte”, ai fton edhe mikun e tij Robert si alibi dhe punëson një kuzhiniere për të përgatitur një darkë romantike.
Por planet rrëzohen menjëherë.
Jacqueline nuk largohet siç ishte parashikuar — përkundrazi, ajo ka planet e saj sekrete me… Robertin! Nga ky moment, gjithçka kthehet në një zinxhir të çmendur keqkuptimesh, gënjeshtrash dhe situatash absurde.
Suzanne detyrohet të shtiret si dikush tjetër, kuzhinierja ngatërrohet për të dashurën, ndërsa personazhet përpiqen dëshpërimisht të mbajnë nën kontroll një situatë që del plotësisht jashtë kontrollit.
Në një lojë të vazhdueshme identitetesh të rreme, tradhtish dhe hyrje-daljesh të vrullshme, çdo gjë përkeqësohet — dhe pikërisht aty fillon e qeshura pa fund.