
Teatri ‘’Unë jam vetë grua’’ te “Teatri Eksperimental”
Shfaqja mbi jetën e gruas transgjinore Charlote von Mahlsdorf me titull ‘’Unë jam vetë grua’’ me regji të Kushtrim Koliqit vjen në Teatrin Eksperimental me datë 16 Maj ora 20:00 në kuadër të #TiranaPride.( Hyrja Falas)
Charlote ulet e vetme në muezun e saj –– “Muzeu i Lumturisë” –– dhe me krenari e fisnikëri nis e na i tregon vjetërinat, që i ka mbledhur e mbrojtur me çdo kusht, si suvenire të mbijetesës së saj, si prova të përpjekjes së saj për liri.
Shpejt, muzeu i saj shndërrohet në fushëbetejë, ku Charloten e lufton gjithkush e gjithçka. Lehtësia me të cilën ngjitet në skenë vjen e pakësohet teksa ngjarjet në jetën e saj shpalosen.
Aktori i vetëm i shfaqes, Adrian Morina, përbrenda një ore kapërcen interpreton 40 role. Morina arrin të luajë rolin edhe të Charlote, edhe rolet e atyre që e urrejnë Charlote, që duan ta zhbëjnë atë.
Ju ftojmë të ndiqni shaqjen në Teatrin Eksperimental, më 16 Maj, ora 20:00.
