Teatri “Zani i nanës” në Shkodër
Premiera më e re e teatrit “Migjeni” në bashkëpunim me Creative Europe:
“ZANI I NANËS”
🗓️18 Shtator
⏱️Ora 19:00
📍Teatri “Migjeni”
Zani i Nanës lindi nga nevoja për të lidhur një biografi private me historinë e përbashkët të një vendi. Jozefi lindi në Shkodër në vitin 1994, pak vite pas rënies së regjimit komunist. Në moshën gjashtëvjeçare ai përjetoi largimin nga e ëma, fillimi i një largimi nga atdheu që hap zbrazëtinë nga e cila merr formë ky kërkim artistik.
Mundësia për të punuar këtu në Shkodër falë programit Creative Europe rihapi histori të tjera, duke ndërthurur biografinë me persekutimet politike, kampet e punës, artistët e arratisur nga regjimi, të mbyturit në det, migrimet dhe mbijetesat.
Kjo shfaqje është rrjedhojë e kërkimit të një gjuhe skenike të aftë për të vënë në bashkëbisedim kujtesën familjare, historinë bashkëkohore shqiptare dhe të tashmen europiane.