“Telescope Korça” në Korçë
TELESCOPE KORÇA
📅4️⃣ – 8️⃣ Mars në KORÇË
“SHIFT” – Albania Dance Meeting (Shqipëri) dhe Fondazione Fabbrica Europa, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bashkisë Korçe dhe Qendrës së Kulturës dhe Inovacionit Korçë.
📍Telescope Korça, do të zhvillohet në Korçë , është një laborator krijues pesë-ditor që ofron një hapësirë gjithëpërfshirëse për të eksploruar, zgjeruar dhe sfiduar qasjet artistike në vallëzim dhe performancë.
📍Artistët Momen Nabil (Egjipt), Saphir Belkheir (Francë/Algjeri), Sofia Mavragani (Greqi) dhe Blanca Lo Verde (Itali), të përzgjedhur nga e gjithë Evropa dhe Mesdheu, do të shoqërohen nga mentorë dhe profesionistë nga Shqipëria dhe vendet fqinje, të cilët do të ofrojnë udhëzime, mbështetje dhe shkëmbim artistik gjatë gjithë javës.
Bashkia Korçë
Qëndra Artit Kulturës Korçë