“The Gjallica International Festival IV” Kukës

U A KÂN KA ME KÂN – Aktivitet përkujtimor kushtuar jetëve të humbura nga masakrat e ushtrisë serbe në Përbreg dhe në të gjithë zonën e Lumës, në vitin 1913.

Moderator : JONUZ HALLAÇI ~ Drejtori i RTSH Kukësit

Me pjesëmarrjen e banorëve të zonës,
studiuesve dhe personaliteteve nga Shqipëria e Kosova, si dhe të autoriteteve lokale.

Muzikë | Kujtime | Histori | Prezantim libri.
Gjithçka ndërthuret në mënyrë të rrjedhshme për të rindërtuar kujtesën e atyre që janë “kanë”.

Data: 29 Gusht 2025
Ora: 17:00
Vendi: Lapidari i Përbregut

ARTIZANATI
Katarsis i grave kuksiane!

..gratë që thurin kohën me punëdore dhe këngë, shërojnë shpirtin nga stuhitë e brendshme.. lemshi i ngjyrave çlirohet për të krijuar teksa zemra rilind: fije pas fije, ngjyrë pas ngjyre.

Ejani të përjetojmë së bashku këtë trashëgimi të gjallë në punishten e zonjës HATE ORA, aty ku çdo fije peri është një zë, e çdo rrahje e “talatushit” të bën të udhëtosh në kohë. Do të tregojmë kujtime, do të këndojmë këngët e grave, dhe me daire në duar do të ndiejmë ritmin e kohëve të vjetra.

Data: 30 Gusht 2025
Ora: 10:30

Vendi: Punishtja “Hate Ora”

Ejani të duartrokisni fituesit dhe talentet e jashtëzakonshme që kanë shkëlqyer në skenën e North Star – Festivali Rajonal i Veriut!
🎶💃 Një spektakël i paharrueshëm ju pret!

🌿 Rinia & Tradita – dy forca që bashkohen për të krijuar një mbrëmje unike, plot art dhe pasion! ❤️

🗓️30 Gusht 2025
🕖 Ora 19:00
📍 Kukës

4 djem dhe 1 vajzë, nga mosha 15 deri 21 vjeç – Edri, Ari, Olsi, Iliri dhe Arsa, interpretojnë me pasion dhe origjinalitet muzikën e pastër shqipe. Ata e dinë se vlerat e krijimtarisë janë dokumentim i trashëgimisë sonë muzikore, ndaj freskojnë me shpirt perlat më të bukura të bagazhit tonë artistik.

✨ Edri Stavileci – Mandolinë & vokal
✨ Ari Juniku – Fizarmonikë & vokal
✨ Olsi Gjoshi – Violinë
✨ Ilir Qorri – Kitarë
✨ Arsa Komnova – Vokal

Me tingujt e tyre, Grupi Rilindja synon të frymëzojë edhe brezat e rinj të kthehen tek muzika jonë, duke e mbajtur gjallë shpirtin shqiptar dhe duke i dhënë një frymë të re traditës. ❤️🎵

 

Date

29/08/2025

Time

17:00

Location

Kukes
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.