

𝑻𝒉𝒆 𝑺𝒖𝒏 𝑨𝒍𝒔𝒐 𝑺𝒆𝒕𝒔 është ekspozita e parë vetjake e 𝐀𝐧𝐢𝐥𝐚 𝐑𝐮𝐛𝐢𝐤𝐮𝐭 në Shqipëri, një rrugëtim artistik përmes kujtesës, fuqisë dhe transformimit.

Nëpërmjet dy serive të veprave, Rubiku eksploron lidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë: një reflektim mbi tokën ku lindi dhe vendin ku jeton prej dekadash. Frymëzuar nga poema Ozymandias e Percy Bysshe Shelley e vitit 1818, artistja rrëfen madhështinë kalimtare të qeverive dhe metamorfozën e peizazheve urbane, me një vështrim kritik mbi një shekull histori, monumente dhe arkitekturë.
Ekspozita përfshin edhe vepra nga The Inner Door, një koleksion qëndismash që i shndërrojnë dyert milaneze në dëshmi të jashtëzakonshme vizuale, falë bashkëpunimit me artizanet e Gurit të Zi.
Një ekspozitë që bashkon të kaluarën dhe të tashmen, artin dhe mjeshtërinë, për të treguar fuqinë e kujtesës përmes strukturës së kohës.
Mos e humbisni!