
“Thirrje e hapur për përfaqësimin e Shqipërisë në Bienalen e Artit – Venecia 2026”
Thirrje e hapur për përfaqësimin e Shqipërisë në Bienalen e Artit – Venecia 2026!
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpall konkursin publik për përzgjedhjen e përfaqësimit shqiptar në edicionin e 61-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia, që do të mbahet nga 9 maj – 22 nëntor 2026.
🌪 Tema e Bienales 2026, kuruar nga Koyo Kouoh, titullohet: “In the Eye of the Storm – Chronicles of the Minor Key”.
Një ftesë për të eksploruar narrativat e heshtura, kujtesat e shtypura dhe gjuhët artistike që burojnë nga skajet – si një formë poetike e rezistencës dhe reflektimit ndaj historive të papërfaqësuara.
📅 Afati i fundit për aplikim: 14 shtator 2025
📌 Aplikimet janë të hapura për kuratorë dhe/ose kolektiva artistike.
👉 Për dokumentacionin dhe udhëzimet e plota, ndiqni linkun në bio.
🖼 Jepni vizionin tuaj për Shqipërinë në skenën më të rëndësishme të artit bashkëkohor ndërkombëtar.
