Thirrje për aplikim “Fondi i i krijimtarisë letrare për fëmijë” 2025

📚THIRRJE PËR APLIKIM

📕Letërsia shqipe për fëmijë, është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë letrare në edukimin e brezave.
Mbështetja e autorëve që e pasurojnë këtë letërsi, është pjesë e rëndësishme e punës sonë, drejt vazhdimësisë dhe vlerave.
📘Thirrja u drejtohet autorëve mbi moshën 18 vjeç, në gjininë e prozës dhe poezisë për fëmijë.
Aplikimi kryhet nga një botues i pajisur me licencë përkatëse, nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.
Shuma e financimit për mbështetjen e procesit krijues të veprës, do t’i paguhet drejtpërdrejt botuesit.
Aplikimi fillon më datën 01.05.2025 dhe përfundon në datën 20.05.2025, ora
16:00. 📚

Aplikimet me dokumentacion të paplotë, nuk do të merren në shqyrtim për fazën përzgjedhëse.
📚

Aplikimet do të dorëzohen në formë të printuar, dorazi ose në rrugë postare, në zyrën e Protokollit të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit brenda datës 20.05.2025, ora 16:00, në adresën elektronike: info@qkll.gov.al dhe atë postare: Rruga “Papa Gjon Pali II”, nr. 1010, Tiranë, Shqipëri.
Për informacione të mëtejshme, mos ngurroni të na shkruani në: info@qkll.gov.al
#qkll #ministriaekonomisëkulturësinovacionit #letërsiapërfëmijë

Date

01 - 20/05/2025
Në zhvillim

Çmimi

Me aplikim

Më shumë info

Me aplikim

Location

Qendra e Librit
Me aplikim
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart