Thirrje për artistët lezhjanë të artit pamor & Ekspozita me punët e artistëve

🎨 THIRRJE PËR ARTISTËT LEZHJANË TË ARTIT PAMOR 🎨

Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore fton të gjithë artistët profesionistë lezhjanë të artit pamor të marrin pjesë në Ekspozitën e Arti Pamor Lezhjan 2025, “DIMENSION LEZHJAN”.
Kjo ekspozitë e përbashkët do të çelet me rastin e Festave të Nëntorit, dhe do të prezantojë krijimet më të reja të artistëve tanë lezhjanë.
Një festë e artit, ngjyrës dhe shpirtit krijues që pasuron jetën kulturore të qytetit tonë.

📌Dorëzimi i veprave:
Çdo artist mund të paraqesë 1 vepër artistike deri më 21 nëntor 2025, në Galerinë e Arteve, Lezhë.Pallati i Kulturës”Ded Ndue Lazri”.
📌Veprat nuk duhet të jenë më të mëdha se dimensionet 100×100 cm.
📌Tema: E lirë
📌Hapja e ekspozitës: 27 nëntor 2025, Ora 11:00
📍 Vendndodhja: Galeria e Artit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri”, Lezhë.

❤️Le të bashkohemi në një ditë ku arti flet me ngjyra e dritë, një udhëtim shpirtëror që vetëm Lezha di ta sjellë, dhe ju mirëpret me krenari lezhjane!

Date

27/11/2025
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.