Thirrje për projekte 2026 – Ngjarje Kulturore dhe Turistike
Thirrje për Mbështetje Financiare 2026 – Ngjarje Kulturore dhe Turistike
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit hap thirrjen për mbështetje financiare për ngjarje kulturore dhe turistike, festivale, evente dhe projekte që promovojnë Shqipërinë si destinacion kulturor e turistik.
Thirrja synon zhvillimin e turizmit dhe kalendarit kulturor, fuqizimin e krijimtarisë artistike, ndërkombëtarizimin e eventeve, zgjatjen e sezonit turistik dhe promovimin e Shqipërisë turistike.
💰 Fondi total: 190,000,000 lekë
📅 Afati i aplikimit: 10 shkurt 2026, ora 16:30
📍 Zbatimi i projekteve: Mars – Dhjetor 2026
📢 Shpallja e fituesve: 5 mars 2026
Mbështeten ngjarje të mëdha turistike dhe evente me profil të lartë dhe aktivitete kulturore për komunitetin, të zhvilluara brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Linku i plotë: https://mtks.al/thirrje-2026-per-projekt-propozime-per-ngjarje-kulturore-dhe-turistike/