Thirrje për projekte artistike “Për fëmijë dhe të rinj” te Teatri “Metropol”

Thirrje për projekte artistike për fëmijë dhe të rinj!

Periudha e aplikimit:
1 – 21 prill 2026.

Në kuadër të sezonit të ri artistik, Teatri Metropol hap aplikimet për projekte teatrore të dedikuara për fëmijë dhe të rinj.

Ftohen regjisorë të propozojnë vepra që:
• Janë të përshtatshme për moshat e reja
• Kanë karakter interaktiv me publikun
• Përcjellin vlera edukative dhe sociale

Qëllimi i thirrjes:
Të nxisë krijimtarinë bashkëkohore dhe të sjellë në skenë produksione cilësore që edukojnë dhe argëtojnë publikun e ri.

Dokumentet e kërkuara:
• Vepra e plotë
• Vizion regjisorial
• Sinopsi e veprës
• Portofoli i regjisorit

Dorëzimi i aplikimit:
• Fizikisht në protokollin e Teatrit Metropol
• Me e-mail në: teatrimetropol@gmail.com

⚠️Kusht i rëndësishëm:
Aplikanti mban përgjegjësi për origjinalitetin dhe të drejtat e autorit të veprës.
Vetëm aplikimet e plota do të merren në shqyrtim.

Afati përfundimtar:
21 prill 2026

Date

01 - 21/04/2026
Në zhvillim
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.