Thirrje për projekte nga “Cirku Kombëtar”

THIRRJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE 2026

Cirku Kombëtar shpall thirrjen publike për paraqitjen e projekteve të reja artistike, për periudhën Mars – Dhjetor 2026✨

Kjo thirrje synon të mbështesë krijimtarinë bashkëkohore në artin e cirkut dhe artin skenik, duke inkurajuar ide origjinale dhe ndërthurjen e cirkut me disiplina të tjera skenike.

🎯 Fokusi i projekteve:
• Shfaqje akrobatike me përfshirjen e 7 profileve artistike të Cirkut Kombëtar
🥇Skenografi e lëvizshme, e çmontueshme dhe e përshtatshme për transport
🥈Projekte të realizueshme teknikisht dhe artistikisht nga trupa e Cirkut Kombëtar
🥉Karakter origjinal dhe krijimtari autentike

Tema të tilla si:
🌿 elemente të natyrës
📖 përralla dhe mite
🤝 tema sociale dhe edukative
🪗 folklor dhe trashëgimi kulturore
🎥 tematika bashkëkohore / dokumentar

📌 Dosja e projektit duhet të përmbajë: skenarin e plotë të shfaqjes, konceptin regjizurial, muzikor dhe koreografik, skica të skenografisë dhe kostumografisë, preventivin financiar të ndarë sipas zërave, CV të ekipit krijues, si dhe afatin e realizimit të projektit.

📅 Afati i aplikimit:
🗓 20 Janar – 16 Shkurt 2026
(Dosjet e dorëzuara pas këtij afati nuk do të shqyrtohen)

📂 Dorëzimi i projekteve:
📌 Fizikisht: Protokolli i Cirkut Kombëtar
📍 Rruga “Dedë Gjo Luli”
📧 Elektronikisht: cirkukombetar@mtks.gov.al
(format PDF)

🏆 Vlerësimi & shpallja e fituesve:
Projektet do të vlerësohen mbi bazën e cilësisë artistike, origjinalitetit, realizueshmërisë teknike/financiare dhe përputhjes me misionin e institucionit.

📢 Shpallja e fituesve: 26 Shkurt 2026

🌟 Cirku Kombëtar ju fton të bëheni pjesë e krijimit të magjisë së re skenike dhe të kontribuoni në zhvillimin e artit të cirkut në Shqipëri!

Date

20/01/2026 - 16/02/2026
Në zhvillim
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.