Thirrje për projekte nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Tiranë
THIRRJA E PARË PËR PROJEKTE TEATRORE PËR TEATRIN KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”
PËR PERIUDHËN MARS – QERSHOR 2026
Njoftojmë hapjen e thirrjes për proçedurën e aplikimit për projekte artistike që do të realizohen në periudhën Mars – Qershor 2026 për Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Thirrja është e dedikuar për prodhime dhe bashkëprodhime, me prioritet bashkëprodhimet.
Ftohen të gjithë krijuesit, regjisorë, producentë, koreografë, dramaturgë, muzikantë që të sjellin propozimet e tyre për:
1. Projekte artistike për shfaqje për rritur.
2. Projekte artistike për shfaqje për fëmijë.
Dosja duhet të përmbajë:
· CV të aplikantit
· Projekt propozimi
· Buxhetin e detajuar sipas zërave (për bashkëprodhimet duhet të paraqitet edhe buxheti që mbulohet nga bashkëprodhuesi).
· Konceptin regjisorial
· Tekstin
· Sinopsin
Dokumentacioni dorëzohet fizikisht pranë njësisë së protokollit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe në formë elektronike në e-mail: info@tkeks.gov.al.
Dorëzimi do të bëhet nga data 20.01.2026 – 10.02.2026, nga ora 09:00-14:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Rruga “Sami Frashëri”, ArTurbina.
Date
- 20/01/2026 - 10/02/2026
- Në zhvillim
Location
- Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”