Thirrje për projekte – Projekte për pasprodhim nga QKK
🎬 THIRRJE PËR APLIKIM – PROJEKTE PËR PASPRODHIM
Qendra Kombëtare e Kinematografisë, hap thirrjen për aplikime në kategorinë Projekte për Pasprodhim.
Kjo thirrje synon të mbështesë realizimin dhe finalizimin e projekteve filmike shqiptare, duke kontribuar në rritjen e cilësisë artistike dhe teknike të produksioneve audiovizuale.
🎞️ Ftohen Shtëpitë Kinematografike të aplikojnë me projektet e tyre në fazën e pasprodhimit, për të përfituar mbështetje në përfundimin dhe prezantimin e tyre në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar.
📅 Afati i aplikimit: 16 Mars 2026
📩 Aplikoni tani në platformën e QKK (https://qkk.systems) dhe bëhuni pjesë e zhvillimit të kinematografisë shqiptare.