Thirrje për projekte teatrore për Teatrin Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” për periudhën dhjetor 2025
THIRRJE PËR PROJEKTE TEATRORE PËR TEATRIN KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”
PËR PERIUDHËN DHJETOR 2025
Njoftojmë hapjen e thirrjes për proçedurën e aplikimit për projekte artistike që do të realizohen në periudhën Dhjetor 2025 për Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Thirrja është e dedikuar për prodhime dhe bashkëprodhime.
Ftohen të gjithë krijuesit, regjisorë, producentë, koreografë, dramaturgë, muzikantë që të sjellin propozimet e tyre për:
1. Projekte artistike për shfaqje për rritur.
Dosja duhet të përmbajë:
• CV të aplikantit
• Projekt propozimi
• Buxhetin e detajuar sipas zërave (për bashkëprodhimet duhet të paraqitet edhe buxheti që mbulohet nga bashkëprodhuesi).
• Konceptin regjisorial
• Tekstin ose sinopsi
Dokumentacioni dorëzohet fizikisht pranë njësisë së protokollit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe në formë elektronike në e-mail: info@tkeks.gov.al.
Dorëzimi do të bëhet nga data 11.11.2025 – 17.11.2025, nga ora 09:00-14:00 në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Rruga “Sami Frashëri”, ArTurbina.